Tri lagje në Prishtinë mbesin pa ujë, shkak një problem në gyp
13.4.2024 - 19:12
Lagjet Mati 1, Taslixhe 1 dhe 2 në kryeqytet kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm.
Kjo për shkak të një problemi teknik në gypin e çelikut që vjen nga Liqeni i Badovcit, sipas Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”.
KRU “Prishtina” ka njoftuar se këto zona do të mbesin pa ujë deri në sanimin e defektit nga ekipet teknike.
Në njoftim nuk është dhënë një afat se kur do të bëhet sanimi.