Katër të arrestuar për vjedhje e mashtrime
Katër persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës për vjedhje të një veture, mashtrime e vepra të tjera të natyrës së njëjtë.
Tre nga të arrestuarit janë dërguar në paraburgim ndërsa një tjetër ndodhet ende në mbajtje.
Policia me anë të një njoftimi ka thënë se Hetuesit Rajonal9 të Prishtinës, në bashkëpunim edhe me hetues të rajoneve dhe stacioneve të tjera janë në vazhdimësi të operacioneve për kapjen e të dyshuarve për raste të ndryshme.
“Një nga këto operacione të organizuara mirë, u finalizua me sukses sot kur edhe u arrestua personi i katërt, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në një rast të vjedhjes së veturës si dhe disa vepra të tjera, mashtrim, vjedhje, keqpërdorim i besimit etj”, thuhet në njoftimin e policisë.
Të arrestuarit, 33 vjeçari me inicialet A. K, 37 vjeçari E.C dhe A. F, 32 vjeç, janë arrestuar me datën 22 maj 2018 dhe ndaj tyre nga ana e Prokurorit të Shtetit, është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh , ndërkohë që i arrestuari i fundit, 30 vjeçari E. O ndodhet në qendrën e mbajtjes ku nga hetuesit po kryhen procedurat e nevojshme policore para se rasti të procedohet.