Zjarri në një shtëpi në Pejë. Foto: Kallxo.com

Digjet Një Shtëpi në Pejë

Njësitet e zjarrfikësve brenda një ore iu kanë përgjigjur tri rasteve te zjarrit. Ekipet e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin fillimisht në një shtëpi në katin e tretë në qendër të qytetit (Rruga Ueslli Kllark), ku perveç dëmeve të mëdha, nuk ka të lënduar. Një ekip tjetër ka intervenuar në shuarjen e zjarrit në një trafo të rrymës në Çarshinë e Gjatë.

“Po ashtu edhe në një shtëpi ka pasur zjarr në dalje të Pejës. Të tria rastet kanë ndodhur në të njëjtën kohë, por ekipet e zjarrfikësve ia kanë dalë me sukses t’i lokalizojnë zjarret në të tri rastet”, tha për KALLXO.com, Butrint Lajci shef i njësitit të zjarrfikësve në Pejë.

Në këto momente, zjarrfikësit janë duke u tërhequr nga vendi i zjarrit në një shtëpi në Pejë meqë e kanë shuar zjarrin.

18:50

Gazetari i KALLXO.com në Pejë raporton se dy ekipe të zjarrfikësve janë në vendin e ngjarjes në përpjekje për ta shuar zjarrin  e madh që ka përfshirë shtëpinë e cila gjendet në rrugën “Ueslli Kllark”.

Policia është gjithashtu në vendin e ngjarjes ndërsa deri më tani nuk ka dhënë ndonjë informacion rreth pasojave eventuale të këtij zjarri.

Në lagje është ndalur energjia elektrike ndërsa hyrjet e rrugës në të cilën gjendet kjo shtëpi po mbahen të bllokuara.

Raportohet se zjarri ka nisur nga kulmi i shtëpisë.

 

Arbër Ademi nga Fronti Evropian, në një konferencë për media ka deklaruar se nga rezultatet preliminare që kanë arritur deri tani në shtabin e Frontit Evropian nga 50% e votave të numëruara, ata prijnë me 30.000 vota dallim karshi opozitës në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut.

Sipas Ademit, nëse vazhdojnë me këtë trend, do të sigurojnë mbi 20 deputetë në parlament.

“Deri më tani nga rezultatet preliminare që kanë arritur në shtabin e Frontit Europian, nga 50% të votave të numëruara, Fronti Europian prin me 30 mijë vota karshi opozitës. Thuajse në të gjitha komunat jemi në epërsi. Më vonë me siguri do të dalim me të dhëna më të hollësishme por nëse vazhdojmë me këtë trend, Fronti Europian do të ketë mbi 20 deputetë”- është shprehur Ademi.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut u janë drejtuar kutive të votimit sot më 08.05.2024 për të zgjedhur presidentin e shtetit dhe parlamentin e ri.

Kutitë e votimit janë mbyllur në ora 19:00.

Rreth 1.8 milion shtetas të Maqedonisë se Veriut kanë të drejtë vote në këto dy palë zgjedhje: rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, si dhe ne zgjedhjet parlamentare.

Këto janë zgjedhjet e para të dyfishta që mbahen në ketë vend prej vendosjes së demokracisë në vitet ‘90.

Në garën për Parlamentin e ri marrin pjesë 17 parti dhe koalicione. Beteja kryesore zhvillohet mes VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së në kampin maqedonas, ndërsa në atë shqiptar mes Frontit Evropian, të kryesuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim, dhe koalicionit opozitar VLEN.

Në garë për president janë dy kandidatë, fituesja e rundit të parë, Gordana Silanovska – Davkova e VMRO-DPMNE-së në opozitë, dhe presidenti aktual, Stevo Pendarovski, që mbështetet nga Lidhja Social Demokrate në pushtet.

Rezultatet nga numërimi i votave për president mund t’i ndiqni në këtë link: https://rezultati.sec.mk/mk/pres/r

Kurse, rezultatet për zgjedhjet parlamentare mund t’i ndiqni drejtpërdrejt në këtë link: https://rezultati.sec.mk/mk/parl/r