Foto: Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë

Sekuestrohen 40 motoçikleta nga Policia në Pejë

40 motoçikleta janë konfiskuar nga Drejtoria e Policisë Rajonale në Pejë në këtë vikend më datë 04-05.04.2024.

Përmes hartimit të planit operativ “Motoçiklistët kundërvajtës” kjo drejtori ka lëshuar për kundërvajtësit fletëgjoba për: mosposedimi i lejes për vozitje, mosposedimi i kategorisë përkatëse, ngasje e mjetit pa regjistrim dhe kundërvajtje të tjera.

DRP në Pejë u bën thirrje pjesëmarrësve në komunikacion të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit.

“Aktivitete dhe detyra të shumta policore, që janë të planifikuara në kuadër të Drejtorisё Rajonale tё Policisё në Pejë, do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj secilit kundërvajtës. Krejt kjo në të mirë të rregullimit të komunikacionit, si dhe parandalimit të aksidenteve”- thuhet tutje në komunikatë.