Aksident mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë-Kosovë - Prishtinë, lëndohen 4 persona

Një aksident trafiku ka ndodhur më 08.05.2024 në ora 18:30h, mes një autobusi dhe veture në rrugën Fushë-Kosovë – Prishtinë.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila tha se si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona, pasagjerë në autobus.

“Sot rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete (një veturë dhe një autobus), të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar katër persona (pasagjerë në autobus)”- ka thënë Ahmeti.

Zëdhënësja theksoi se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.