Brovina: Fondit të Sigurimeve i Duhet Kohë

Flora Brovina që foli në emër të deputetëve të PDK-së në interpelancën e Kryeministrit Isa Mustafa për sigurimet shëndetësore, vonesat për nisjen e zbatimit të këtyre sigurimeve i lidhi me dëmtimet që iu bënë shëndetësisë para e gjatë luftës, por edhe pas saj.

“Shëndetësia e rrënuar nuk u mëkëmb asnjëherë pas luftës dhe nuk u mor askush me të seriozisht e për më keq pati eksperimentime që sollën shumë të këqija,” tha Brovina.

Edhe Brovina foli për arsyet e shtyrjes së mbledhjes së premiumeve-shumës së caktuar për blerjen e policave të sigurimeve shëndetësore nga organizatat dhe individët.

“Vërejtjet kryesore erdhën nga bizneset, që kërkuan të shtyhet data e mbledhjes së premiumieve. Bizneset kërkuan dhe qeveria pranoi,” tha Brovina.

Qeveria kishte paralajmëruar nisjen e mbledhjes së premiumeve në janar të këtij viti, por kjo gjë u shtyu në korrik.

Shtyrjen e mbledhjes së premiumeve e arsyetoi sot në Kuvend edhe Isa Mustafa.

http://kallxo.com/mustafa-sistemi-i-sigurimeve-shendetesore-proces-i-veshtire/

Flora Brovina gjatë fjalës së saj duke u zotuar për angazhim që mbledhja e premiumeve të fillojë sa më parë, tha se duhet kohë për t’u krijuar fondi i sigurimeve shëndetësore.