Ilustrim

Kuvendi mban seancë plenare, në rend dite interpelanca me ministrin e Financave

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare e cila pritet të fillojë nga ora 10:00.

Në rend dite në këtë seancë është përcaktuar të jetë interpelanca me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për rishikimin e buxhetit të Republikës së Kosovës dhe rritjen e pagave në sektorin publik.

Më poshtë gjeni pikat e rendit të ditës për këtë seancë:

  •  Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
  •  Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  •  Pyetjet parlamentare,
  • Interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Rishikimi i buxhetit të Republikës së Kosovës dhe rritja e pagave në sektorin publik”.