Begaj komenton shkeljen e barazisë gjinore në formimin e komitetit komunal

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi hulumtimin për shkeljet që Kuvendet Komunale të komunës së Prishtinës, Vushtrrisë, Malishevës, Deçanit dhe Dragashit, gjatë themelimit të komitetit për Politikë dhe Financa dhe komitetit për Komunitete.

Themelimi i tyre doli të jetë i jashtëligjshëm sipas MAPL,  pasi që nuk u respektua barazia gjinore që këto komitet që duhet të kenë përfaqësim të barabartë të grave dhe burrave me nga 50 %.

Edhe kryetari i Malishevës, Ragip Begaj  e kishte parë shkeljen edhe para vendimit të MAPL-së.

Ai po e pranon se është shkelur ligji dhe për këtë çështje i është drejtuar MAPL-së për të rregulluar këtë problem.

“Formimi i komitetit është në kundërshtim edhe me subjekte politike edhe me gjini. Megjithatë sugjerimet e mia nuk janë përfillë dhe ne e kemi dërguar për vlerësim në ministri e cila na ka kthyer përgjigje se formimi i Komitetit për Politikë dhe Financa është në kundërshtim me ligjin”, thotë Begaj.

Emisionin e plotë të ‘Drejtësisë në Kosovë’ mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: