Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin 24-orësh se janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.
Një burrë nga Hajvalia ka raportuar në Polici se gruaja e tij e ka kërcënuar dje përmes telefonit.
Policia njofton se është arrestuar një person pasi ishte duke bashkëjetuar më tepër se një vit me një vajzë nën moshën 16-vjeçare.
Një grua ka raportuar në Polici së pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
Është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një burrë në Gjakovë. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.