Armët dhe municioni i konfiskuar nga Policia në Malishevë, më 05.04.2024, Foto: Policia e Kosovës/Facebook

Në dy lokacione në Malishevë konfiskohen armë zjarri dhe municione

Policia në Malishevë pasi ka pranuar një informatë se është përdorur armë zjarri, ka siguruar urdhër për kontroll nga Gjykata të cilin e ka zbatuar më 05.04.2024, në dy lokacione të ndryshme.

Dy lokacionet i përkasin vendbanimeve të dy të dyshuarve, sipas Policisë, në fshatin Turjakë të komunës së Malishevës.

Gjatë kontrollës së Policisë në këto lokacione, në posedim të të dyshuarve dyshohet se janë gjetur dhe konfiskuar katër armë zjarri të gjata, tri armë zjarri të shkurta dhe një sasi municioni.

Gjatë kontrollit në posedim të tyre (dyshuarve) janë gjetur dhe konfiskuar: Dy armë zjarri të gjata, dy armë zjarri të shkurtra, të llojit pistoletë, një armë zjarri e shkurtër për sinjalizim me zë, e llojit revolver, një armë zjarri e shkurtër për sinjalizim me zë, një armë zjarri e shkurtër (artizanale), 52 copë fishekë dhe katër karikator” – thuhet në njoftimin e Policisë, më 05.04.2024.

Me këtë rast, Policia njofton se dy të dyshuarit janë arrestuar dhe ndaj tyre është inicuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

“Pas intervistimit të të dyshuarve, me vendim të prokurorit të shtetit të njëjtit janë ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”” – ka njoftuar Policia.