Malisheva

Malishevë, një burrë ankohet se një grua ushtroi dhunë psikike ndaj tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten, më 26.04.2024 një burrë është ankuar se një grua ka ushtruar dhunë psikike ndaj tij.

Rasti, sipas forcave të rendit u regjistrua në Malishevë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se e dyshuara femër kosovare ka ushtruar dhunë psikike ndaj tij. Pas intervistimit me vendim të prokurorit palët janë liruar në procedurë të rregullt”- thuhet në njoftim.