Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Sulmohet seksualisht një grua në Malishevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një burrë në Malishevë nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një grua.

Sipas raportit 24-orësh policor, viktima ishte sulmuar më 17.04.2024 në 16:10h, ndërsa i dyshuari është arrestuar më 18.04.2024.

Policia ka thënë se i arrestuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.