Foto: Ilustrim

Aksident në Bellanicë të Malishevës, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Bellanicë të  Malishevës, më 21.04.2024, rreth orës 15:15.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar për KALLXO.com se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe përveç dëmeve materiale dy persona kanë pësuar lëndime.

“Në fshatin Bellanicë-Malishevë rreth orës 15:15 dy automjete janë përfshirë në aksident trafiku, për pasojë përveç dëmeve materiale dy persona kanë pësuar lëndime”- ka thënë Elezaj për KALLXO.com.

Elezaj tha se rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.