Malishevë, pacientit i nxirret telefoni nga lukthi

Një pacienti i është nxjerrë telefoni nga lukthi në ordinancën “OSG” në Malishevë.

Ngjarja ka ndodhur më 30.03.2024.

Nga kjo ordinancë kanë njoftuar se pacienti ka qenë duke u trajtuar për sëmundje të varshmërisë.

Sipas njoftimit, procedura është kryer pa komplikime.

“Pacienti NN, me çrregullime depresive, duke u trajtuar për sëmundje të varshmerise, sillet nga familjaret ne ordinancën OSG ne Malishevë me ç’rast dhe i largohet trupi i huaj nga lukthi, me endoskop fleksibil duke manovruar me aksesoret përkatës, me asistim te Dr. Taulant Kryeziu, infermiere Florida Shala, procedura kryhet me sukses pa komplikime”- thuhet në njoftim.

Ndërsa është bërë e ditur se pacienti referohet për trajtim te mëtejmë te psikiatri.