Foto-ilustrim

Arrestim në Stacionin e Autobusëve

Një person është arrestuar sot në mesditë në stacionin e autobusëve në Prishtinë.

Lajmin për arrestimin e bëri të ditur zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës Florie Ahmeti.

“Një person është arrestuar në stacionin e autobusëve rreth orës 12:00. Personi është duke u intervistuar nga ana e policisë,” tregoi Ahmeti.

Ajo deklaroi se të arrestuarit iu gjet një armë.

“Të njëjtit i është gjetur një armë e cila më pas është konfiskuar nga ana e policisë,” shpjegoi Ahmeti.

KALLXO.com shkroi dje për një tollovi në këtë stacion, kur punëtorët e stacionit të autobusëve hynë në zyrën e kryeshefit të shkarkuar.

http://kallxo.com/bordi-shkarkon-kryeshefin-zhurme-ne-stacion/