Anulohen Linjat e Autobusëve për Beograd

Drejtori i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë konfirmoi për KALLXO.com se që nga sot janë anuluar të gjitha linjat e autobusëve nga Prishtina në Beograd.

Vendimi për anulimin e këtyre linjave erdhi pak ditë pasi ka nisur fenomeni i largimit të kosovarëve përmes Serbisë drejt shteteve të perëndimit.

“Po i kemi anuluar të gjitha linjat për në Beograd. Ky vendim është marrë në bashkëpunim me menaxhmentin e stacionit të autobusëve dhe do të vazhdojë që linja të jetë e mbyllur deri në njoftimin e ardhshëm në ditët e ardhshme”, tha drejtori ekzekutiv I stacionit të autobusëve, Ylber Çitaku.

Policia e Kosovës tha sot për KALLXO.com se nuk ka vërejtur rritje të fluksit të kosovarëve që kalojnë kufirin me Serbinë ndërsa tha se brenda tri viteve janë arrestuar mbi 50 të dyshuar për trafikim me njerëz.