Stacioni i Autobusëve, Skenderaj, Foto: Fadil Nura, Facebook
Përurohet stacioni i ri i autobusëve në Skenderaj
18.3.2026 - 11:17
Në Skenderaj është përuruar stacioni i ri i autobusëve.
Këtë e bëri të ditur nënkryetari i Komunës, Fadil Nura më 18.03.2026.
Ky projekt kishte filluar gjatë mandatit të tij si kryetar komune.
“Sot hapem dyert e stacionit të ri të autobusëve në Skenderaj, Një hapësirë moderne, funksionale dhe dinjitoze që i jep qytetit ritëm, rend dhe identitet të ri urban. Faleminderit të gjithëve që besuat në premtimet tona!” – ka thënë Nura.
Stacioni i Autobusëve kishte qenë premtim elektoral i Fadil Nurës, i cili garoi për kryetar të Skenderajt në zgjedhjet lokale të vitit 2021.
Madje për këtë projekt ai u ballafaqua edhe në debatin “Jeta në Komunë” në tetor 2024.
Asokohe, Nura kishte thënë se projekti është në fazen finale.