Mitrovicë, rrënohet një objekt pa leje në pronë komunale
20.1.2026 - 15:55
Një objekt i ndërtuar pa leje në pronë komunale pranë Stacionit të Autobusëve në Mitrovicën e Jugut është rrënuar të martën më 20.01.2026.
Sipas njoftimit të kësaj Komune, veprimi është zbatuar nga Drejtoria e Inspekcionit me qëllim të lirimit të hapësirës së uzurpuar dhe rikthimit të saj në funksion të interesit publik.
“Kryetari z.Faton Peci, ka bërë të qartë se nuk do të lejohet ndërtimi i objekteve kundërligjshëm, dhe aksionet do të vazhdojnë deri në lirimin e plotë të hapësirave publike, për të garantuar rendin dhe ligjshmërinë” – thuhet në postimin e publikuar në “Facebook’.