Foto: KALLXO.com
Stacioni i Autobusëve në Prishtinë ua ndan nga 100 euro punëtorëve të ndërmarrjes për festën e Bajramit
19.3.2026 - 21:56
Ndërmarrja publike lokale Stacioni i Autobusëve në Prishtinë ka ndarë nga 100 euro për të gjithë punëtorët e saj me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Vendimi për këtë është marrë nga bordi i drejtorëve i kësaj ndërmarrjeje në shenjë vlerësimi për angazhimin dhe përkushtimin e stafit.
“Me rastin e festës së Bajramit, Bordi i Drejtorëve i NPL “Stacioni i Autobusëve” sh.a. Prishtinë ka vendosur të ndajë nga 100€ për të gjithë punonjësit e ndërmarrjes. Ky është një vlerësim i drejtpërdrejtë për angazhimin dhe përkushtimin e stafit, i cili çdo ditë kontribuon në funksionimin dhe zhvillimin e ndërmarrjes”- thuhet në njoftim.