Pas sulmit në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës | Foto: KALLXO.com

Policia po bën Bastisje për Sulmin me Bombë në Kuvend

Policia e Kosovës është duke kryer bastisje në Prishtinë për llogari të hetimeve për sulmin me bombë në Kuvend që ndodhi natën e 5 gushtit.

Lajmi është konfirmuar për KALLXO.com nga Reshat Millaku, kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës.

“Bastisjet kanë lidhje me sulmin në Kuvend”, tha shkurt Millaku.

KALLXO.com mëson se njëri nga lokacionet e bastisura është në lagjen Mati në Prishtinë ndërsa zëdhënësi I Policisë Daut Hoxha nuk pranoi të komentojë gjatë për bastisjet duke thënë se “aksioni është duke u zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Speciale”.

Prokuroria ka thënë se gjatë ditës do të dalë me një komunikatë për shtyp për detajet e aksionit.

http://kallxo.com/sulmohet-me-mjet-shperthyes-kuvendi-i-kosoves/