Ass.Dr.Qëndresa Beqiraj-Zeqiraj- Pediatër
Cilat janë shkaqet e kapsllëkut te fëmijët?
Të jesh fëmijë dhe të kesh probleme me kapsllëkun është problem i dyfishtë. Bebet, foshnjat dhe fëmijët e vegjël jo çdo herë mund të shprehin brengat e tyre .
Kapsllëku është dukuria kur fëmijët kanë jashtëqitje më të rralla ;më pak se 3 herë gjatë javës , apo kur shpeshtësia e jashtëqitjes është normale por ajo është e vështirësuar, shoqërohet me dhimbje dhe me feqe me konsistencë te fortë.
Shkaqet e kapsllëkut?
Kur zorra e trashë-koloni e bën përthithjen e shtar të ujit , feqet bëhen me konsistencë të fortë. Te fëmijët me kapsllëk lëvizjet e muskulaturës së zorrës së trashë janë shumë më të ngadalshme. Problemi bëhet më i madh kur fëmija ka dhembje gjatë defekimit dhe refuzojnë t`i kryejnë nevojat fiziologjike.
Ekzistojnë shumë shkaqe pse një fëmijë ka probleme me kapsllëkun. Disa nga shkaktarët lidhen drejtpërdrejt me mënyrën e të ushqyerit – dietën e fëmijës dhe me stilin e jetesës.
Dieta
- Ushqimet që janë të pasura me yndyrë dhe që kanë pak fibra shkaktojnë kapsllëkun.
- Konsumimi i sasive të vogla të ujit.
- Ndryshimi i ushqimit psh. kalimi i foshnjave nga ushqyerja me qumësht gjiri në qumësht formule, ose pas muajit të 6 të jetës kur fillojnë të ushqehen me ushqim plotësues .
Mosaktiviteti fizik
- Fëmijët të cilët nuk kanë aktivitet të rregullt fizik, psh .ata që rrinë shumë kohë pranë TV, nuk dalin të ecin kanë tendencë të kenë më shpesh kapsllëk.
- Faktori emocional është indikator i rëndësishëm sidomos në periudha të caktuara të fëmijërisë siҫ është mosha 2-3 vjeҫ kur fëmijët fillojnë te ushtrojnë rreth defekimit, pastaj situata të ndryshme stresuese si problemet familjare , problemet në shkollë.
- Disa fëmijë thjesht ,, harrojnë ‘’ nevojën për të defekuar ,, Busy children ‘’!
Sëmundjet që shkaktojnë kapsllëkun
Në disa raste te fëmijët kapsllëku nuk shkaktohet nga faktorët e lartë përmendur, por ai ka bazë organike si sëmundjet;
- Sëmundjet e traktit gastrointestinal( zorrëve të holla dhe zorrës së trashë- Sëmundja e Hirschprung)
- Sëmundjet e sistemit nervor – si psh paraliza cerebrale
- Problemet endokrine si sëmundja e Hipotiroidizmit.
- Përdorimi i barnave (preparateve të hekurit për mjekimin e anemisë).
- Alergjitë në proteinat e qumështit
- Fibroza Cistike
- Predispozita gjenetike për kapsllëk.
Cilat janë simptomat e kapsllëkut?
Simptomat mund të jenë të veçanta për secilin fëmijë, dallojnë nga mosha ;
- Jashtëqitje të rralla, të forta në konsistencë, fryrje dhe dhembje barku.
- Humbje apetitit.
- Shenjat e shqetësimit të përgjithshëm gjatë defekimit, si kërcitja e dhëmbëve, kryqëzimi i këmbeve.
- Jashtëqitja me gjak
Çka duhet të dinë prindërit për fëmijën e tyre ?
Pediatri do t`iu pyet;
- Sa jashtëqitje ka fëmija juaj gjatë javës ?
- A ka dhembje ?
- Cilat ushqime i han fëmija?
- A ka pasur së fundmi ndonjë situatë që ka provokuar stres te fëmija juaj ?
- A defekon ndonjëherë pa vetëdije fëmija ?
- Pas anamnezës së detajuar diagnostikimi bëhet me metodat të veçanta profesionale.
Si trajtohet kapsllëku ?
Trajtimi varet nga mosha, simptomat dhe shkaku.
Fillimisht trajtimi përfshin ndryshimi i dietës dhe disa shprehi të tjera, pastaj trajtimi profesional medikamentoz.
Ndryshimi i ushqimit
Fëmija duhet të konsumoj ushqim të pasur me fibra si :
- Perimet (fasulja, misri, lakra, brokoli, spinaqi, avocado)
- Pemët (Dardha, molla, kumbulla, fiku)
- Të pihet sasi më e madhe e ujit , duhet të ndërpritet konsumimi i pijeve të gazuara,
- Të reduktohet përdorimi i qumështit sipas rekomandimeve të mjekut pediatër.
- Të hahen me orar shujtat e ushqimit sidomos mëngjesi duhet të konsumohet herët.
- Fëmijët duhet të kenë aktivitet të shtuar fizik në natyrë si ecje, ngasja e biçikletës, sepse ndihmohet tretja e ushqimit.
- Krijoni shprehi të rregullta të defekimit te fëmija , të paktën 2 herë në ditë nga 10 minuta, zakonisht pas ushqimit dhe në orare të rregullta
Kur të gjithë këto këshilla nuk kanë sukses trajtimi duhet të jetë medikamentoz sipas rekomandimeve te pediatrit.
Dërgojeni fëmijën tuaj menjëherë te pediatri kur?
- Fëmija ka kapsllëk në 2 javët e fundit.
- Ka dhembje dhe fryrje barku, diskomfort, vjellje, temperaturë,
- Ka jashtëqitje me gjak dhe vëreni nyje hemorroide ne anus.
- Mos përdorni barna laksative apo metoda të tjera për të liruar fëmijën, pa u konsultuar me pediatrin
Në vitin 2008, dr. Qëndresa përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë, dhe më pas në vitin 2018 mori titullin Specialiste e Pediatrisë në Shërbimin Klinik Spitalor Universitar të Kosovës. Ajo tani është duke ndjekur studimet në Universitetin e Zagrebit në Fakultetin e Mjekësisë.
Për ta kontaktuar doktoreshën ndiqni këtë link https://www.facebook.com/avicenaks
Lexoni edhe:
- A mund të jemi alergjik ndaj të ftohtit?
- A mund të jemi alergjik ndaj ujit?
- Temperatura tek fëmijët rreziqet dhe shkaktarët
- Si ta trajtojmë daljen e dhëmbëve tek fëmijët
- Kur duhet të kryhet analiza e Hemogramit?
- Cka është CRP dhe kur duhet të testohemi?
- Pasojat që i lë temperatura e lartë tek fëmijët
- Si ta trajtojmë daljen e dhëmbëve tek foshnjat
- Cilat janw rreziqet nga Diabeti Mellitus Tip 2?
- Cilat janw simptomat dhe problemet që i shkakton sëmundja e Tiroiditi Hashimoto?
- Si trajtohet kolli tek fëmijët?