Apple/iPhone. Foto: KALLXO.com
SHBA akuzon “Apple” për monopolizimin e tregut të smartfonëve
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ngritur një padi historike kundër “Apple”, duke e akuzuar gjigantin e teknologjisë për monopolizimin e tregut të smartfonëve dhe shtypjen e konkurrencës, raporton BBC.
Në këtë padi, Departamenti i Drejtësisë pretendon se kompania përdori kontrollin e saj të iPhone për të kufizuar ilegalisht konkurrentët dhe opsionet e konsumatorëve.
Padia e akuzon atë për shtypjen e rritjes së aplikacioneve të reja dhe reduktimin e tërheqjes së produkteve rivale.
Në një deklaratë, Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland, tha të enjten se konsumatorët “nuk duhet të paguajnë çmime më të larta për shkak se kompanitë e shkelin ligjin”.
siç raporton BBC, “Apple” është zotuar se do ta luftojë “fuqishëm” padinë dhe i mohon pretendimet.