Ilustrim

Sulmoi fizikisht fëmijën e fqinjit, arrestohet qytetari në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prizren pasi dyshohet se kishte sulmuar fizikisht një fëmijë të fqinjëve të tij.

Sipas Policisë, viktima ka marr trajtim mjekësor, derisa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje,

Rasti ka ndodhur më 09.04.2024 rreth orës 18:13.

Sipas raportit policor, rasti po trajtohet si “lëndim i lehtë trupor”.