Çka është CRP-ja dhe kur duhet të testohemi?
CRP është një proteinë e prodhuar nga mëlçia. Kur bakteret ose patogjenet e tjerë qelizorë kërcënojnë trupin, mëlçia lëshon CRP në qarkullimin e gjakut për të ndihmuar mbrojtjen e trupit. Kjo përgjigje e hershme quhet përgjigje e fazës akute. Përgjigja e fazës akute gjithashtu mund të ndodhë në kushte kronike, duke përfshirë disa sëmundje autoimune, të tilla si artriti, sëmundjet inflamatore të zorrëve (si sëmundja e Crohn ose koliti ulceroz) ose nëse keni një infeksion të tillë si pneumonia.
Çfarë mat testi CRP?
Një test i proteinës C-reaktive mat sasinë e CRP në gjakun tuaj. Nivelet e CRP mund të pasqyrojnë praninë dhe ashpërsinë e inflamacionit në trupin tuaj. Si një përgjigje e hershme, CRP njihet si një reaktant pozitiv i fazës akute. Niveli i tij, i matur nga një mostër gjaku, i jep mjekut tuaj informacion për praninë e inflamacionit dhe sa serioz është ai. Megjithatë, nivelet e CRP nuk i tregojnë mjekut se ku në trupin tuaj ndodhet inflamacioni ose çfarë po e shkakton atë.
Kur duhet bërë një test CRP?
Bëhet për pacientët që dyshojmë se kanë infeksion të rëndë bakterial ose kërpudhor, malinjitetit, operacionit ose komplikimeve të sëmundjes themelore (sëmundja autoimune) për të monitoruar rrjedhën e sëmundjes dhe për të monitoruar përgjigjen ndaj terapisë. Sa më të larta të jenë nivelet e CRP, aq më e madhe është sasia e inflamacionit në trup.
Niveli i CRP në serum në një person “të shëndetshëm” është zakonisht më pak se 5 mg për L. Kjo do të fillojë të rritet 4-8 orë pasi indi është dëmtuar, arrin kulmin brenda 24-72 orëve dhe kthehet në normale 2-3 ditë pas inflamacioni ose infeksioni është ndalur.
Lloji i mostrës dhe koha e marrjes se mostrës:
Mostra: serum ose plazma (gjak venoz ose kapilar) Nuk kërkohet përgatitje e veçantë. Është e dëshirueshme që marrja e mostrave te mos bëhet menjëherë pas vaktit. Marrja e gjakut zakonisht zgjat më pak se pesë minuta. Rezultati është gati brenda 30 minutave.
Në vitin 2005 dr. Merita përfundoi studimet si Mjeke e Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, dhe më pas në vitin 2014 mori titullin Specialiste e Biokimisë Klinike në QKUK, Institutin e Biokimisë Klinike në Prishtinë.
Për ta kontaktuar doktoreshën ndiqni këtë link https://www.facebook.com/avicenaks
Dr.Merita Raci – Qyqalla
Lexoni edhe