Nëna dhe fëmija, Foto:Gentiana Ahmeti:KALLXO.com

Komuna e Prishtinës mbulon shpenzimet e transportit për fëmijët me nevoja të veçanta

Komuna e Prishtinës ka miratuar propozimin e Drejtorisë së Arsimit për mbulim të shpenzimeve të transportit shtëpi-shkollë/institucion parashkollor publik dhe anasjelltas për nxënësit/fëmijët me nevoja të veçanta.

Në vendimin e komunës theksohet se shuma e mjeteve financiare për subvencionim do jetë 60 euro në muaj për secilin nxënës.

Vendimi i komunës ka hyrë në fuqi nga dita e sotme (e premte).

Drejtoresha e Arsimit në Komunë, Besianë Musmurati më herët gjatë këtij viti ka bërë të ditur se në Prishtinë janë rreth 500 fëmijë me nevoja të veçanta.

Lidhur më këtë, në mars komuna shpalli po ashtu konkurs për 15 asistentë për fëmijë me nevoja të veçanta.

Komuna e Prishtinës shpall konkurs për 15 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore