Vendi ku dyshohet se ndodhi vrasja e një gruaje në Ferizaj, Foto: KALLXO.com

Vrasja e gruas në Ferizaj dyshohet të ketë ndodhur para Qendrës për Punë Sociale

Një grua dyshohet se është vrarë në Ferizaj, të premten më 12.04.2024 para objektit të Qendrës për Punë Sociale.

Lajmin për KALLXO.com fillimisht e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Ndërsa drejtoresha e Qendrës Sociale, Adelina Rexhepi e pyetur se a ka ndodhur vrasja para objektit të Qendrës për Punë Sociale, është përgjigjur me “po, ka ndodhë”.

“Momentalisht jam me Policinë, ka ndodhë, por nuk muj me dhanë asnjë informatë.” E pyetur se a ka ndodhur rasti “tek objekti juaj”, ajo është përgjigjur me “po”.

Vritet një grua në Ferizaj – Lajm në zhvillim

Shënim: Artikulli është edituar më 16.04.2024, në ora 17:34, duke iu saktësuar citati drejtoreshës së qendrës që e ka dhënë deklaratën përmes telefonit, për KALLXO.com, përfshirë edhe pyetjet e gazetares. Fillimisht në artikull ka qenë citati duke iu referuar zyrtares, me fjalët “Po para objektit ka ndodh, momentalisht jam me Polici nuk po mund të flas”. Informacionet zyrtare më vonë konfirmuan se vrasja ka ndodhur brenda një zyre të Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.