Sveçla për situatën në Zveçan: Sulmet ndaj njësiteve të policisë po vazhdojnë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçka ka reaguar pas vrasjes së një polici dhe plagosjes së dy të tjerëve në veri të Kosovës, mëngjesin e sotëm.

Sveçla ka thënë ka thënë se sulmi po vazhdon ende nga njësi profesionale të përgatitura dhe me përbërje prej mbi 30 personave, të uniformuar, të maskuar dhe të pajisur ushtarakisht, teksa shton se urimi i sulmeve sulmeve me armë zjarri është manastiri në Banjska të Zveçanit dhe përreth.

“Sulmi ka ardhur dhe po vazhdon akoma nga njësi profesionale të përgatitura dhe me një përbërje prej mbi 30 personave, të uniformuar, të maskuar dhe të pajisur ushtarakisht me mjete të blinduara dhe armë të rënda të llojeve të ndryshme. Burimi i sulmeve me armë zjarri është manastiri në Banjska të Zveçanit dhe përreth”- ka shkruar Sveçla.

Ministri thotë se njësitë policore janë aktivizuar në terren dhe kohë pas kohe janë duke u sulmuar me armë zjarri nga grupet e organizuara dhe të armatosura.

“Njësitë tona policore janë aktivizuar në terren, të njëjtat kohë pas kohe janë duke u sulmuar me armë zjarri nga pozicione të ndryshme, nga grupet e organizuara dhe të armatosura rëndë”- ka dekalruar Sveçla.

“Një numër i tyre janë të barrikaduar brenda manastirit në Banjska edhe sipas deklarimeve zyrtare të Dioqezës Rashkë-Prizren. Këta terroristë janë të rrethuar nga njësitë policore dhe është koha e fundit që të dorëzohen”- shton ai.

Ministri u ka shprehur ngushëllime familjarëve të Rreshterit Afrim Bunjaku dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Vritet një polic i Kosovës, plagoset një tjetër