Kryetari i Zubin Potokut deklaron 95 mijë euro pasuri të paluajtshme

Izmir Zeqiri, kryetar i Komunës së Zubin Potokut në deklarimin e pasurisë ka deklaruar se posedon shtëpi, tokë e pyll.

Shtëpinë prej 85 metrave katrorë, Zeqiri e ka vlerësuar me 50 mijë euro, tokën prej 80 ari e ka vlerësuar me 30 mijë euro dhe pyllin prej 1 hektari e ka vlerësuar me 15 mijë euro.

Të gjitha pronat e palujatshme, Zeqiri ka deklaruar se i ka të trashëguara nga babai.

Kryetari i Zubin Potokut ka deklaruar se gjatë vitit 2023 ka vlerë veturë të cilën e ka vlerësuar me 3 mijë e 50 euro.

Ai ka deklaruar se në bankë ka 1 mijë e 131 euro e 99 centë të cilat i ka kursyer nga paga.

Gjithashtu Zeqiri ka deklaruar se që nga viti 2016 ka kredi në vlerë prej 20 mijë euro teksa i ka mbetur t’i kthej edhe 11 mijë e 144 euro.

Pagë vjetore si kryetar komune Zeqiri ka deklaruar 13 mijë e 583 euro e 88 centë.

Në Zubin Potok sot (21.04.2024) po votohet për shkarkimin e kryetarit të Komunës së Zubin Potokut dhe tre komunave tjera veriore.

Deri në ora 15:00 sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë votuar 203 persona.

Në Leposaviq kanë votuar 122 votues, në Zubin Potok 17 votues, në Zveçan asnjë votues dhe në Mitrovicën e Veriut 64 votues.

Linku për të parë deklarimin e pasurisë së Izmir Zeqirit.