Foto: Federata e Bashketbollit te Kosoves/Facebook

Superliga e basketbollit kosovar nis nesër

Të premten pritet të nis sezoni i ri në Superlingën e Kosovës në basketboll.

Federata e Basketbollit të Kosovës më 7 shtator hodhi shortin për përballjet gjatë edicionit 2023/24, i cili do të ketë 28 javë për ndeshjet mes ekipeve pjesëmarrëse.

Në xhiron e parë, kampionia e Kosovës, Peja do të përballet me Vëllaznimin. Ndërkohë, nënkampionia, Trepça do të ndeshet me Istogun, që siguroi garat në elitë.

Ndërkohë, Sigal Prishtina do të ndeshet me Proton Cable Prizrenin, kurse ndeshja tjetër është Golden Eagle Ylli-Bashkimi.

KËTU mund t’i gjeni të gjitha përballjet për këtë edicion.

Grafika: Diar Vuçetaj/KALLXO.com