Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Shala: Me "koalicionin e shpresës" dështoi edhe arsimi

Ish-ministri i Inovacionit nga PDK, Muzafer Shala, në debatin ‘Kallxo Pernime’  i tha ish-deputetit të LVV-së, Fitim Uka, se nëse kjo parti e ka synim ngritjen e cilësisë në arsim, nuk do t’ia linte udhëheqjen e kësaj ministrie LDK-së në kohën kur kanë bashkëqeverisur.

“Për 50 ditë nëse ju keni pasë vullnet e kishit marrë Ministrinë e Arsimit dhe nuk e kishit lënë me marrë dikush tjetër, por s’keni pasë vullnet. Ministrja e Arsimit pas tre muaj dite e lëshoi Ministrinë edhe kaloi në ministri tjetër. A është për shkak të pazareve, apo ajo e ka pa që për 3 muaj ditë është një sfidë që nuk mundet me çu deri në fund dhe ia ka lënë një partie shumë më të vogël”, tha Shala.

Sipas tij, me “koalicionin e shpresës” dështoi edhe arsimi.