Shiriti i Policisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Raportohen dy raste të dyshuara të vetëvrasjes në Graqanicë dhe Ferizaj

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë raportuar dy raste të dyshuara të vetëvrasjes në Graqanicë dhe Ferizaj.

Sipas Policisë, në Graqanicë një person është gjetur pa shenja jete, i cili dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

Në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë gjetur dhe konsfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë, të cilat dyshohet se janë përdorur. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Ndërsa në Ferizaj është raportuar se nga QKUK një femër është sjellë në gjendje të rëndë shëndetësore, e cila ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.