Prizren, babai rrah djalin

Një person dyshohet se pas një mosmarrëveshje në familje, nën ndikim të alkoolit, ka sulmuar fizikisht djalin e tij.

Rasti ka ndodhur dje në Prizren rreth orës 00:20.

I dyshuari me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Policia rastin po e trajton si dhunë në familje.