Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prebreza: Konkurset që nuk monitorohen nga britanikët nuk shkojnë mirë

Udhëheqës i projektit për monitorimin e rekrutimeve dhe redaktori i KALLXO.com, Visar Prebreza ka zbuluar se konkurset publike të cilat nuk monitorohen nga Ambasada Britanike nuk shkojnë mirë njëjtë sikur konkurset ku janë të pranishëm përfaqësuesit e BDO-së.

“Ambasada Britanike është tërhequr nga konkursi i ardhshëm për komisionerin për mbrojtje të dhënave dhe fatkeqësisht konkursi i ardhshëm do të mbahet pa mbikëqyrjen e britanikëve. Zakonisht kur ka tërheqje të tilla, disa prej kandidatëve që kanë qenë të suksesshëm, tërhiqet. Konkurset pa britanikët nuk shkojnë mirë sikur kur janë britanikët”, tha Prebreza.

 

Tutje, Prebreza ka ndarë edhe gjetjet e monitoruesve të KALLXO.com në konkurset publike. Sipas tij, kur nuk janë prezent përfaqësuesit e ambasadës britanike, anëtarët e komisionit vlerësuar nuk i argumentojnë poenët e tyre që i japin për kandidatët.

“Ne jemi dëshmitarë, sepse i përcjellim edhe konkurset e tjera, sepse po ka çalime, janë vlerësime sekrete, nuk arsyetohen poentimet. E kjo ndodhë kur janë britanikët. Secili argumenton se pse janë dhënë kaq pikë, kur janë britanikët prezentë”, shtoi Prebreza.

Në kohën kur po zgjedhjet bordi i KOSTT-it, monitoruesi i KALLXO.com ishte larguar nga salla në momentin që komisioni vlerësuar do të bënte poentimin.

Në bordin e KOSTT-it kemi qenë në monitorim, por monitoruesin tonë e kanë larguar nga salla në momentin kur ka ardhur koha e vlerësimit. Shqetësuese është fakti që deputetët nuk e kanë emrin e tyre kur poentojnë”, tha tutje ai.

Më 14 gusht, asnjë nga tre kandidatët për këtë post nuk ia doli t’i marrë 61 votat e kërkuara, hera e tretë në dy vjet që kuvendi dështoi në emërimin e një Komisioneri, dështim ky të cilin analistët ia atribuojnë interesave të ngushta politike. Ambasada britanike, e cila ka ndihmuar në procesin e rekrutimit, tha se ekspertët britanikë janë tërhequr.

 

Ligjvënësit kosovarë bëjnë lojë politike me të dhëna personale