Shiriti i Policisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com
Policia jep detaje për plagosjen në Fushë Kosovë
07.4.2024 - 09:02
Dje, më 06.04.2024, rreth orës 17:00 në Fushë Kosovë ndodhi një plagoje me armë zjarri.
Sipas Policisë së Kosovës viktima ishte një shtetas i huaj.
Ndërsa, forcat e rendit po e trajtojnë rastin si “Vrasje në tentativë dhe përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
“Është plagosur me armë zjarri viktima mashkull shtetas i huaj. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë, dhe i njëjti sipas raportit mjekësorë është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të armës së zjarrit” – thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Rasti po hetohet nga njësitet kompetente policore.