Ilustrim: Naser Fejza
Plagosje me armë zjarri në Fushë Kosovë
Një person është plagosur me armë zjarri në Fushë Kosovë rreth orës 17:00 më 06.04.2024.
Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës.
Ahmeti tha se viktima është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Bedri Pejani” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarje. Në këtë rast, nga arma e zjarrit lëndime trupore ka pësuar një person dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”- tha ajo për KALLXO.com
Zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës tha se hetuesit policorë bashkë me prokuorinë janë duke ndërmarrë veprime hetimore për arrestimin e personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar.