Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Mori thikën dhe doli nga shtëpia, babai raporton djalin në polici

Një person ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, djali i tij e kishte fyer dhe më pas e kishte lënduar veten duke e goditur murin.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë më 28.04.2024.

I njëjti e kishte marr një armë të ftohtë (thikë) dhe kishte dalë nga shtëpia.

I dyshuari është arrestuar, ndërsa thika është konfiskuar.

Policia ka njoftuar se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.