Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Pesë persona rrihen mes vete në Prishtinë

Janë arrestuar pesë të dyshuar për shkak se të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në një përleshje fizike ndërmjet tyre.

Rasti ka ndodhur më 17.02.2024 në rrugën “Luan Haradinaj”  në Prishtinë.

Sipas raportit policor, si pasojë e lëndimeve të pësuara të gjithë të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Dy prej të dyshuarve dyshohet kanë marrë plagë nga mjeti i mprehtë thikë.

“Me vendim të prokurorit kujdestar, të gjithë të dyshuarit e lartcekur janë dërguar në mbajtje” – thuhet në raportin policor të datës 18.02.2024