Foto: KALLXO.com.

Përfshihet nga zjarri një banesë në Prishtinë - VIDEO

Një banesë është përfshirë nga zjarri në lagjen ‘Mati 1″ në Prishtinë, të premten pasdite (01.03.2024).

Në vendngjarje kanë dalë njësitë e zjarrfikësve të cilët kanë intervenuar për shuarjen e zjarrit.

Policia e Kosovë ka thënë për KALLXO.com se nuk është raportuar për persona të lënduar.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës ka thënë për KALLXo.com se zjarri ka shpërthyer rreth orës 17:00.

“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Mati 1, në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një banesë. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”- ka thënë ajo.

Sipas saj, në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit. dhe policia të cilët po merren me rastin.