Ilustrim Foto: KALLXO.com
Ndalohen dy serbë duke kaluar kufirin ilegalisht nga Kosova për në Serbi
02.4.2024 - 09:53
Dy shtetas serbë janë arrestuar në Koshuticë të Leposaviqit më 01.04.2024 rreth orës 05:00.
Të arrestuarit u kapën duke e kaluar kufirin ilegalisht nga Kosova për në Serbi duke shfrytëzua rrugë dytësore.
Të dyshuarit u liruan me vendim të prokurorit dhe rasti vazhdoi në procedurë të rregullt.
Ky rast u cilësua si “kalim i paautorizuar i kufirit”.