Ministri Aliu: Janë marrë të gjitha hapat për fillimin e ndërtimit të 10 shtëpive në veri të Kosovës

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se janë marrë të gjitha hapat për fillimin e ndërtimit të dhjetë shtëpive në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se dje është realizuar takimi i parë në zyrën e kryetarit të Komunës së Mitrovisë së Veriut, Erden Atiq dhe me kryefamiljarët, njëherit përfituesit e shtëpive, dhe është realizuar vizita në lokacionet e caktuara për ndërtimin e shtëpive.

Ministri ka thënë se ndërtimi dhe renovimi i shtëpive në veri të Kosovës ka qenë i ndarë në 3 lote.

Ai ka thënë se loti 1 përfshin ndërtimin e 10 shtëpive.

Loti 2 sipas ministrit është për ndërtimin e 11 shtëpive dhe loti 3 për renovimin e 4 shtëpive.

Aliu tha se shumë shpejt pritet që të përfundojnë procedurat edhe për këto dy lotet e tjera, 2 dhe 3, në mënyrë që projekti të përfundojë në tërësi sa më parë.