Mbi 4 mijë euro që dyshohen të jenë të falsifikuara gjenden në një biznes në Podujevë

Mbi 4 mijë euro janë kapur nga Policia në qytetin e Podujevës në një biznes.

Policia ka njoftuar se rasti është regjistruar si falsifikimit të parasë.

Policia e Kosovës raporton se në një subjekt biznesor, gjatë kontrolli i janë gjet dhe sekuestruar monedha në vlerë prej 4390 eurove. Monedhat dyshohet se janë të falsifikuara.

Ky rast po hetohet nga Policia e Kosovës.