Ligji i ri për trafikun, Policia në Ferizaj shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba për më shumë se një javë

Që nga hyrja në fuqi e Ligjit për rregullat e trafikut rrugor, për më shumë se një javë, Policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 1,430 gjoba për kundërvajtje.

Gjobat janë shqiptur nga data 3 deri më 11 prill 2024.

Policia ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar gjithsej 550 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 103 gjoba për për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, 65 gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë, 43 gjoba janë shqiptuar për skadim të afatit të regjistrimit të automjetit.

Ndërkaq sipas policisë, gjoba janë shsqiptuar edhe  për drejtim të automjetit pa patent shofer, gjithsej 38 gjoba të tilla, për mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues ka shqiptuar 11 gjoba, për kundërvajtje ndaj motociklistëve ka shqiptuar 9 gjoba, për tejkalijm në vijë të plotë, apo vend të ndaluar 3 gjoba dhe 588 gjoba të tjera.

Tutje në njoftimin e tyre thuhet se policia do vazhdojë me aktivitete të shtuara si dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, ta lajmërojë policinë.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve të komunikacionit rrugor dhe apelon shoferët që të bëjnë kujdes”- thuhet në njoftimin e tyre.

KALLXO.com ka raportuar për ndryshimet në dënime me Ligjin e ri për rregullat e trafikut rrugor.

Cilat janë ndryshimet në dënime me Ligjin e ri për rregullat e trafikut rrugor?