Kombëtarja e Shqipërisë bëhet gati për ndeshjen ndaj Spanjës

Kombëtarja e Shqipërisë në Futboll ka zhvilluar stërvitjen e parë në shtetin spanjoll, para sfidës miqësore që pritet ta zhvillojë përball Spanjës me 26 mars.

Në pamjet e publikuara nga Federata Shqiptare e Futbollit, futbollistët nën drejtimin e Edoardo Rejas kanë zhvilluar stërvitjen në stadiumin “RCDE Stadium” në Barcelonë.

Sipas njoftimi nga Federata Shqiptare e Futbollit, të gjithë futbollistët kanë qenë të pranishëm në stërvitje pos Amir Abrashit që ka pësuar lëndim e që për gjendjen e tij do të vendoset sot gjatë ditës, nëse mund të rikuperohet ose jo për dy ndeshjet miqësore.

Pas Spanjës, Shqipëria do të përballet edhe me Gjeorgjinë.