Futbollisti i Ballkanit ftohet nga Giresse në ekipin A të Kosovës

Ëndrra e Emir Sahitit për të luajtur për Kosovën nuk mund të realizohet as këtë muaj.

Ndonëse i ftuar nga përzgjedhësi, Alain Giresse, Sahiri do të mungojë për shkak të lëndimit.

Mirëpo, debutimin mund ta përjetoj një futbollist tjetër.

Mbrojtësi i Ballkanit, Lumbardh Dellova është ftuar nga Giresse si zëvendësim i Sahitit.

Delova është ftuar për dy ndeshjet miqësore të Kosovës përball Burkina Fasos dhe Zvicrës, me 24 respektivisht 29 mars.

Lumbardh Dullova pos Ballkanit më herët ka luajtur edhe për Hajdukun e Splitit dhe Prishtinën.

Emir Sahiti i tha “PO” Kosovës me 28 dhjetor të vitit të kaluar.