Kosova, Nations League, Kampionatet Evropiane, Kualifikimet për Botërorin dhe Ndeshjet Miqësore në Futboll i Bashkohen Familjes Artmotion

Risitë në Artmotion nuk kanë të ndalur.

Pas platformes Digitalb dhe SuperSport, Artmotion do te sjell edhe ngjarjet më madhore të futbollit evropian dhe botëror ndërsa ajka mbi ëmbëlsirë janë: të gjitha ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës dhe te gjitha  Përfaqësueset Evropiane deri në vitin 2028.

Nga sivjet e deri më 2028, përmes platformës Artmotion mund ti shikoni të gjitha ndeshjet e “Dardanëve” në Ligën e Kombeve, në kualifikime për kampionatet evropiane dhe botërore duke përfshirë edhe të gjitha ndeshjet miqësore.

UEFA Nations League në edicionet 2022, 2024 dhe 2026 duke përfshirë finalet e këtij kompeticioni në 2023, 2025 dhe 2027 me top kombëtaret si Italia, Anglia, Gjermania, Franca, Belgjika e Portugalia vijnë drejtpërdrejt në ekranet tuaja.

Në Artmotion do ti përjetojmë emocionet e Kombëtares Shqiptare në të gjitha eventet duke mos harruar shqiptarët ne kombetaret e Maqedonisë së Veriut dhe Zvicres.

Pas edicionit të tretë, Finalissima vjen edhe me edicionin e katërt në vitin 2024 ku do të transmetohet në kanalet sportive të platformës më unike në vend.

Por, as kjo nuk është e tëra!

Befasit dhe kënaqësit në platformën më atraktive dhe më të pasur sportive në shqiptari nuk kanë të ndalur sepse Artmotion ju sjell edhe ndeshjet kualifikuese dhe kampionatet evropiane në futboll: Euro 2024 dhe Euro 2028.

Plus, ndeshjet kualifikuese nga kontinenti evropian për kampionatin botëror “United 2026” që fillojnë nga viti 2024 dhe do të transmetohen direkt në Artmotion.

Numëro e numëro dhe s’kanë fund.

Të gjitha këto, nga tani e deri në vitin 2028, vijnë drejtpërdrejt në platformën kampion e cila fjalën dhe premtimin e dhënë e plotëson:  Artmotion.

Moti ju kemi thënë se ky, është vetëm fillimi!