VIDEO – Mesazhi i Armando Brojës për tifozët Kuq e Zi

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll nesër pritet ta zhvillojë ndeshjen e dytë miqësore të marsit, kundër Gjeorgjisë.

Në këtë takim Shqipëria vjen pas një disfate të pësuar ditën e shtunë nga Spanja me rezultat 2:1, përkundër një paraqitje të mirë.

Por sulmuesi, Armando Broja që është në top formë, përmes një mesazhi në rrjetin social në Facebook ka bërë thirrje për tifozët që të përkrahin kombëtaren për ndeshjen e nesërme.

“Përshëndetje tifozëve kuqezi. Jam Armando Broja. Faleminderit shumë për suportin që na jepni gjithmonë dhe ishalla ju shohim në stadium kundër Gjeorgjisë! Faleminderit”, thotë talenti shqiptar në një video mesazh të publikuar nga faqja zyrtare e FSHF-së.

Ndeshja Shqipëri-Gjeorgji nis nga ora 18:00 dhe zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.