Adrian Bajrami flet pasi pranoi ftesën nga Kombëtarja e Shqipërisë

Adrian Bajrami i ka thënë “PO” ftesës nga Kombëtarja e Shqipërisë për të përfaqësuar Shqipërinë për dy ndeshjet miqësore që Shqipëria do ti zhvillojë kundër Spanjës dhe Gjeorgjisë.

Bajrami që aktivizohet për Benfican në Ligën Portugeze të Futbollit është shprehur i lumtur pas ftesës nga Kombëtarja Shqiptare e Futbollit.

“Normalisht që jam shumë i lumtur të jem pjesë e Kombëtares. Shpresoj të ndihem edhe më mirë, të ambientohem sa më shpejtë dhe të arrijmë sa më shpejt te ndeshja”, është shprehur Bajrami.

Ai ka folur edhe për interesim e Kombëtares së Zvicrës por ka thënë se ka zgjedhur Shqipërinë sepse është shqiptar.

“Jam shqiptar. Kam lindur e jam rritur në Zvicrës, kam kaluar shumë vite në Zvicrës me futbollin. Pastaj kam shkuar te Benfica dhe po bëj kate vite aty tani. Në fund e kam zgjedhur Shqipërinë se jam shqiptar”, ka thënë Bajrami.

Gjatë konferencës për media Bajrami ka folur edhe për dy futbollistët e Kombëtares që ai i konsideron idhujt e tij.

“Berat Gjimshiti normal, edhe Kumbulla. Të gjithë janë shumë të mirë, janë si idhuj për mua. Mund të mësojë shumë prej tyre dhe shpresojë të mësojë”, është shprehur Bajrami.