Gjilani

Intervista me Qemajl Mustafën dhe Rexhep Kadriun për balotazhin e Gjilanit - LIVE

Në emisionin “Debat Përnime” sonte po transmetohen intervistat me ish-kryetarin e Gjilanit nga PDK-ja, Qemajl Mustafa dhe ish-nënkryetarin e kësaj Komune nga AAK-ja, Rexhep Kadriun.

Dy ish-figurat udhëheqëse politike në këtë komunë flasin për garën e balotazhit që do të mbahet në Gjilan më 14 nëntor.

Kandidati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni do të përballet në balotazh me kundërkandidatin e tij, kryetarin aktual të Gjilanit, Lutfi Hazirin nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së për rundin e parë të zgjedhjeve në Gjilan, kandidati i LVV-së, Alban Hyseni ka siguruar 44,71 për qind te votave, kurse kandidati Lutfi Haziri nga LDK ka marrë 43,51 për qind.