Sulmi ndaj Taulant Byqmetit
Kryetari i tifozëve të klubit "Drita" flet për sulmin ndaj tij dhe familjes së tij
Kryetari i tifozëve “Intelektualët” të klubit “Drita”, Taulant Byqmeti, ka pretenduar se dje, më 24.04.2024, është sulmuar fizikisht në lokalin e tij në Gjilan nga disa persona pas përfundimit të ndeshjes Drita – Prishtina.
Ai ka thënë se personat që e kanë sulmuar janë në kryesi të klubit.
Sipas Byqmetit, ata e kanë sulmuar me mjete të ndryshme, siç thotë ai, karrige dhe thika atë si dhe familjarët dhe klientët që kanë qenë të pranishëm në lokal.
Pamjet ai tha se i ka dorëzuar në Polici në Gjilan.
Gjithashtu Byqmeti pretendoi se në bashkëpunim me të tjerët që e sulmuan është edhe një polic i Njësisë Speciale, i cili, sipas tij, është anëtar i kryesisë së klubit.
KALLXO.com ka kontaktuar Inspektoratin Policor të Kosovës lidhur me pretendimet e Byqmetit për zyrtarin policor dhe është në pritje të përgjigjeve.
Ky është postimi i plotë i Taulant Byqmetit:
Dje ne ora 17:08 pas perfundimit te ndeshje Drita – Prishtina , jam sulmuar fizikisht ne lokalit tim – Miami Lounge Bar , nga persona te kryesis se klubit Drita :
Valon Zymberi – drejtor sportiv
Faton Ramadani – Kerla
Fatos Ramadani – antar i kryesis
Ilaz Shkodra & Flakrim Aliu – familjar (nipat) e Flamur Bunjakut
Te lartepermendurit me kane sulmuar mua personalisht me mjete (karriga dhe thika )si dhe familjaret dhe klientelen te cilet kane qene te pranishem ne lokal dhe poashtu kane shkaktuar deme fizike dhe materiale .
Te gjitha fotot/videot (dhe deshmi te tjera kercenuese ) te cilat po qarkullojne ne media jane dorzuar nga une personalisht ne policine e Kosoves ne komunen e Gjilanit dhe rasti eshte ne procesim nga organet kompetente.
Madje kam fakte edhe te tjera : pas incidentit drejtori sportiv Valon Zymberi ka tentuar qe “rastin mos ta beje te madh” dhe te kamufllohet dhe mos te behet e madhe – permes telefonatave te cilat ka tentuar ti beje pas shkaktimit te incidentit
Ne bashkpunim me te lartepermendurit eshte edhe polici i njesis speciale – Fidan Kurtalani (edhe ky antar i krysis se klubit ) ku me ka fyer dhe sulmuar fizikisht ne zhveshtorer e klubit (pas ndeshjes ) dhe ka qene ne dijeni per sulmin qe do te behet ndaj meje dhe familjes sime .
Mosprofesionalizem total nga antaret dhe servilet e klubit shfaqet duke na demtuar dhe shqetesuar edhe ne familjet tona.
Intelktualet do ja u kujtojen edhe nje here :
Drita eshte Kultura , Historia dhe Krenaria e Qytetit , e pervec ksaj emri Drita eshte familje mbi familjet !
Drita eshte e jona !