Gjilan, dyshohet për shpërthim të një granate dore në oborrin e një shtëpie

Një person ka raportuar në Polici se në oborrin e tij në Gjilan ka shpërthyer një mjet që dyshohet të jetë granatë dore.

Sipas Policisë, ankuesi ka raportuar se përveç dëmeve materiale në veturën e tij nuk raportohet për të lënduar. 

Rasti ka ndodhur më datë 20.04.2024 rreth orës 23:50.

Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet relevante policore.

Vepra është cilësuar “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.